MARCA vs AS: Në rivalitet prej dekadash, njihuni me historinë e 2 prestigjozeve spanjolle

schedule17:03 - 24 Mars, 2023

schedule 17:03 - 24 Mars, 2023

Nuk ka shqiptar që nuk i njeh dy gazetat prestigjoze spanjolle, MARCA dhe AS, dy media që njihen për rivalitetin mes tyre pasi janë të dyja pranë klubit të Realit.

Po kush janë në të vërtetë MARCA dhe AS? Si nisi historia e tyre, ABC News ju prezanton me 2 gazetat më mëdha sportive në Evropë dhe jo vetëm.

Marca, është një gazetë sportive e përditshme kombëtare spanjolle, në pronësi të tregut mediatik Unidad.

Gazeta përqendrohet kryesisht në futboll, në veçanti aktivitetet ditore të Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Betis.

Ajo ka një lexueshmëri ditore prej mbi 2.500,000, më e madhja në Spanjë për një gazetë të përditshme.

Që nga shkurti 2001 ka pasur gjithashtu një stacion radio 24 orë në ditë, Radio Marca. Në vitin 2010 filloi kanali televiziv MARCA TV, para se të mbyllet në 2013.

Marca pothuajse çdo ditë ka intervista ekskluzive me lojtarë kryesisht në qytetin e Madridit.

Gjithashtu gazeta është në 5 gjuhë të ndryshme të botës, Anglisht, Spanjisht, Argjentinase, Columbi, dhe SHBA.

Ndërkohë sa i përket rrjeteve sociale Marca numuron reth 3.8 milion follow në Instagram, ndërsa në Facebook 5 milion. Gjithashtu Marca jep dhe çmime individuale për lojtarët, duke mbetur një nga gazetat me të lexuara në treg prej 81 vitesh.

Gazeta tjetër spanjolle AS që gjithashtu është shumë e njohur ka vëndodhjen në Madrid dhe sfidon Marcan.

Është e përditshme në treg dhe e themeluar 52 vite më parë në vitin 1967.

Gazeta mbulon veçanërisht lajmet për ekipet e futbollit, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano.

Përveç Madridit, gazeta ka edhe zyra në Barcelonë, Bilbao, Coruna, Seville, Valencia dhe Zaragoza.

Në maj 2012 gazeta nisi në gjuhën angleze që ofron gazetari origjinale dhe artikuj të përkthyera nga spanjishtja origjinale nga folësit në gjuhën angleze.

AS bëri bujë në vitin 2002 kur nxorri lajmin i pari në lidhje me afrimin e Ronaldos nga Interi. Pas kësaj shitjet në treg të gazetave u dyfishuan.

Gazeta shiste në ditë 181,172 kopje në 2001 dhe 176.892 kopje në 2002. Ajo u rrit në 214.654 kopje në 2006.

Ndërkohë AS numuron mbi 1 milion follow në Instagram, ndërsa në Facebook 3 milion.

Gjithashtu ajo është linder në treg teksa është në 9 gjuhë të ndryshme për lexuesit e saj. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!