Jude Bellingham do të veshë fanellën e Real Madrid sezonin e ardhshëm. Këtë raporton “MARCA” ditën e sotme e cila e konsideron si të mbyllur marrëveshjen e afërt mes dy palëve.
Por fillimisht mesfushori, ndonëse i rrezuikuar për ditën e fundit të kampionatit për shkak të një dëmtimi, dëshiron të rikthejë Borussia Dortmund në fronin e Gjermanisë. Kjo është arsyeja pse nuk do të bëhen njoftime para në lidhje me marrëveshjen e tij me klubin spanjoll, pasi po presin të përfundojë sezoni i Bundesliga.
Javët e fundit, Real Madrid gjeti një marrëveshje të përgjithshme me mesfushorin anglez, ndërsa klubi verdhezi do të marrë 100 milionë euro plus bonuese që lidhen me performancën dhe paraqitjet e lojtarit.
Bellingham do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me klubin e tij të rij./h.ll/abcnews.al