“Skampa Elbasan” bëri bashkë rreth 1600 vrapues të moshave dhe shteteve të ndryshme.
Këtë 74 vjeçar maratona ndërkombëtare e riktheu në kohë. Kajo Myftaraga tregon se vrapimi ka qenë gjithmonë pasioni i tij.
Maratona zhvillohet për herë të parë në Elbasan, por kryebashkiaku i qytetit premton se do ta kthejë në traditë.
Maratona u nda në tre grupe garuesish, i pari garoi në 20 km, i dyti në 10 km dhe I treti në 5 km.
Në përfundim të aktivitetit u ndanë dhe çmime për fituesit./abcnews.al