Maratona e Tiranës/ Veliaj: Një mundësi e mirë ekonomike për qytetin

schedule14:43 - 5 Tetor, 2018

schedule 14:43 - 5 Tetor, 2018

Gjysmë Maratona që do të zhvillohet të dielën në Tiranë sipas kryetarit të bashkisë Erion Veliaj është një mundësi e mirë për ekonominë e kryeqytetit. Veliaj priti në kryeministri Kurorën e Ullirit për fituesin, e cila këtë vit vjen nga vendi i origjinës së garës sportive, Athina.

Kurora e ullirit për fituesin e Gjysmë Maratonës së Tiranës ka mbërritur nga vendi i origjinës, nga Athina. Të dielën në kryeqyetin shqiptar do të garojnë për ta fituar 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës. Gjysmë Maratona për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj nuk është vetëm ngjarja më madhe sportive në vend, por edhe një mundësi e mirë për ekonominë në Tiranë.

Në krah të Ambasadores greke në vendin tonë kryebashkiaku Veliaj apeloi që simbolika e garës sportive të frymëzoje Tiranën dhe Athinën për të zgjidhur edhe çështje më jetike.

Gjysmë Maratona e Tiranës vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të. Itinerarët e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës do të pershkojne pikat më atraktive të qytetit ndërkohë që shumë garues do të vrapojnë, duke mbështetur një kauzë të caktuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!