Maratona e Tiranës, Veliaj: Mundësi për të prodhuar një kartolinë të bukur

schedule14:39 - 3 Tetor, 2018

schedule 14:39 - 3 Tetor, 2018

Maratona e Tiranës  vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të si eventi më i madh sportiv në vend. Në prag të saj kryetari i bashkisë Erion Veliaj thote se ajo do të prodhojë në kartoline të bukur për kryqytetin. Ndërkohë qytetarëve që mund të mbesin në trafik të dielën i kërkon mirëkuptim.

2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës me shtate tetor do te garojnë në Gjysmë-Maratonën e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj takoi vullnetarët dhe organizatorët për të koordinuar detajet e fundit.

“Është një ballafaqim i jashtëzakonshëm i qytetit me botën, një shans fantastik që ne të prodhojmë një kartolinë të Tiranës. Me këtë kam parasysh sjelljen njerëzore, pra vullnetarët do të duhet të jenë në krye të detyrës, entuziastë për të ndihmuar njerëzit, vrapuesit ose për të ndihmuar të tjerët. Maratona është një biznes i jashtëzakonshëm për qytetin; punojnë hotelet, restorantet, dyqanet e suvenireve, promovohet imazhi i qytetit. Duam që Maratona e Tiranës të jetë një eksperiencë fantastike për të gjithë.”

Itinerarët e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim.

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të cilët të dielën mund të përballen me trafik, ndërsa udhëtojnë me makinë në Tiranë.

“Për të gjithë qytetarët kemi disa porosi: Së pari, që trafiku në zonën qendrore të Tiranës gjatë maratonës, pra duke filluar nga herët në mëngjes duke gdhirë dhe deri pasi të ketë kaluar finishin maratonomaku i fundit, trafiku do të devijohet. Pra, do të kemi një qytet pa makina. Kështu që, edhe ai që nuk do të vrapojë maratonën do të ketë oksigjen gjatë gjithë ditës, si kurrë më parë.”

Gara që do të mbahet me datë 7 tetor do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21,0975 km), Tirana 10K dhe “We too”: kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Nuk do të mungojë as gara Fun Run, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Kurora e ullirit për fituesit për herë të parë do të vijë nga vendi i origjinës së Maratonës, 40 km nga Athina. Maratona e Tiranës  vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të si eventi më i madh sportiv në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!