Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maratona e Tiranës, mes garuesve edhe ish-kryeministri i Kosovës/ Ramush Haradinaj: Garë e veçantë

schedule12:25 - 19 Tetor, 2025

schedule 12:25 - 19 Tetor, 2025

Këtë të diel, Tirana u kthye në një pistë vrapimi, në sajë të edicionit të nëntë të Maratonës Ndërkombëtare të Tiranës. E cila është një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të vitit në vend.

Mes 5100 garuesve nga më shumë se 50 shtete të ndryshme, është edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me një veshje sportive dhe energji pozitive, ai u bashkua me mijëra qytetarë, sportistë profesionistë dhe amatorë që sfiduan veten në garat 42 km, 21 km dhe 10 km.

“Është hera e dytë që marr pjesë në maratonën e Tiranës, po para disa viteve. Ishte një maratonë shumë e mirë, shumë e bukur. Kishte dhe kushte shumë të mira. Urime të gjithë garuesve”, tha për mikrofonin e ABC News, Ramush Haradinaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!