Marantas tërbohet me Jorgjin: Mos i jep as minutat shtesë!

schedule16:40 - 19 Tetor, 2019

schedule 16:40 - 19 Tetor, 2019

Giorgos Marantas ka shpërthyer gjatë ndeshjes Luftëtari-Bylisi. Shkak është bërë moslejimi i një zëvendësimi në minutat e fundit. Arbitri Enea Jorgji nuk e lejoi diçka të tillë, pasi tabela elektronike që tregon numrat nuk ishte funksionale.

Zakonisht mbahet edhe një tabelë tjetër, por gjirokastritët nuk e kishin. Kjo bëri që zëvendësimi i Oshafit të mos bëhej. Trajneri Marantas kërkoi llogari tek ai dhe gjyqtari i katërt dhe protestoi edhe te zyrtarët e ndeshjes.

Ai këmbëngulte, “se nëse nuk mund të bëhej zëvendësimi, atëherë as minutat shtesë nuk duheshin dhënë”. Me siguri Komisioni i Disiplinës në mesjavë edhe mund ta dënojë teknikun e Luftëtarit. /abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!