Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marantas: Na duhet merkato, Tirana e mbylli ndeshjen shpejt

schedule15:27 - 27 Tetor, 2019

schedule 15:27 - 27 Tetor, 2019

Giorgos Marantas pa t’i mundej sërish Luftëtari, këtë herë nga Tirana në shtëpi. Tekniku grek, foli pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Sigurisht kartoni i kuq i marrë nga Prikas në minutën e 25-të i penalizoi bluzinjtë në sfidën me bardheblutë.

“Kartoni i kuq? Kur luan me Tiranën, që ka lojtarë me eksperiencë dhe paga të mëdha, të bëhet më e vështirë kur pëson dhe mbetesh me një lojtar më pak. U munduam të kundërsulmojmë dhe të mbajmë pak topin. Me një kundërsulm ata në shënuan edhe golin e dytë dhe aty mbaroi gjithçka. Në pjesën e dytë u munduam të luajmë më mirë në respekt të njerëzve që kishin ardhur në stadium. Luajtëm më mirë në fakt, por sërish u tregua që ata ishin më lart në aspektin cilësor”.

“Mbijetesa? Dua vetëm të fitoj, nuk më pëlqen të humbas. E di që situata është e vështirë që në ditën e parë që kam ardhur. Po të ndryshojë kjo situatë, atëherë varet gjithçka nga ajo që bëjmë në fushë. Duhen marrë afrime në janar, që të kemi cilësi për të fituar. Kemi shpresa që do të qëndrojmë në Superiore”.

“Cili ekip është më dobët se Luftëtari? Ne dhe Flamurtari që jemi në fund duhet të përforcohemi në janar. Kemi bërë dy-tre ndeshje të mira, me Bylisin, Laçin dhe Vllazninë. Kjo tregon që kemi cilësi për t’u hapur punë të tjerëve. Duhen afrime për të ndryshuar kjo situatë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!