Marantas: Humbje e rëndë, por mbijetojmë. Jeni aq të zgjuar sa ta kuptoni

schedule16:00 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 16:00 - 7 Dhjetor, 2019

Giorgos Marantas, trajneri i Luftëtarit, u shfaq i zhgënjyer me rezultatin e marrë ndaj Vllaznisë. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Rezultati nuk na kënaq aspak. Siç e thatë edhe ju, pjesën e parë luajtëm mirë. Në të dytën kishim presion për rezultatin. Ekipi kundërshtar mori metra. Humbëm rast tek për tek me Filin dhe pësojmë për mungesë vëmendje në fund. E thatë edhe ju që ky është një rezultat të keq”.

“Na mungon një sulmues, nuk do diskutim. Që kur kam ardhur kam provuar katër lojtarë në sulm. Kur je poshtë në renditje, kur të del një rast duhet të shënosh që të ndryshojë psikologjia e ekipit. E kam thënë se duhen përforcime, por duhet të bëjmë maksimumin me këta lojtarë. Përballe kishim një ekip të mirë. Ata që na shënuan ne, janë me shumë eksperiencë. Duhet që lojtarët tanë të marrin shembull prej tyre. Ekipi nuk mund të rrijë prapa”.

“Diferenca është e madhe pas kësaj humbjeje. Ekipi nuk mund të bëjë ndryshe. Duhen bërë afrime në janar. Nuk mjaftojnë fjalët e mira, nuk merren pikë me to. Marr i pari përgjegjësitë. Kam thënë që Luftëtari do mbijetojë dhe duhet ta besojnë të gjithë diçka të tillë. Nuk dua të flas tani, nuk është koha. Besoj se jeni të zgjuar dhe e kuptoni. Shqiptarët janë të zgjuar dhe i kuptojnë gjërat”.

“E dini pse Fili dhe Rrenja kanë mbetur jashtë? Nuk i kam lënë unë. Ju thashë që jeni të zgjuar dhe kjo pyetje nuk është e zgjuar. Kam raport të mirë me të dy këta lojtarë, por edhe me të tjerët. Pyesni lojtarët për këtë dhe pse kanë ngelur jashtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!