Marangozi modest, një bamirës i madh që duhet marrë shembull

schedule10:30 - 22 Korrik, 2019

schedule 10:30 - 22 Korrik, 2019

Një shembull për tu ndjekur! Kjo është historia e amerikanit Dale Schroeder, i cili kishte punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij për t’iu mundësuar studimet 33 adoleshentëve nga një vend i vogël në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai bëri një jetë shumë modeste dhe nuk u martua. U rrit në varfëri dhe punoi për 67 vjet pa ndërprerje. Nga puna e tij, ai arriti të kursente rreth 3 milionë dollarë në një llogari të fshehtë, raportojnë mediat amerikane.

Jo shumë kohë përpara se të ndërronte jetë në vitin 2005, Schroeder i tha avokatit Steve Nielsen se donte që kursimet e tij të ndaheshin mes të varfërve. Kështu, gjatë 14 viteve të fundit falë parave që ai mblodhi, 33 adoleshentëve iu dha mundësia për të studiuar pa pagesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!