Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Gianfranco Zola, rikujton dhe një herë momentet e tij me Diego Maradonën. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai e pranon se vdekja e legjendës argjentinase e kapi atë komplet ta papërgatitur dhe ishte shumë e dhimbshme për të për ta pranuar. Gjithashtu, ai zbulon dhe një bisedë mes tyre përpara një ndeshje bamirësi në vitin 2006 në “Old Trafford”.
“Diego ishte si një vëlla i madh për mua. Ai më mësoi aq shumë, sa nuk do ta harroj kurrë. Vdekja e tij ishte një goditje e rëndë për mua. E dija stilin e tij të jetesës, por nuk e kisha imagjinuar se mund të vdiste. Më kapi shumë të papërgatitur.
Fola me Ferrarën dhe Carecan. Ishte shumë e dhimbshme. Biseduam për lojëra, seanca stërvitore, fitore apo dhe shakara. Diego ishte i shkëlqyeshëmm dhe është shumë e gabuar ta përshkruash atë me ngut. Kush ishte me fat që të luante me të, ka marë vetëm gjëra të mira”, deklaron italiani.
“Hera e fundit që e pashë ishte në fushë, në Romë dhe në Manchester. Ishte një ndeshje bamirësie me Robbie Ëilliams. Ai më sfidoi mua për disa goditje të lira. Mbaj mend se më tha se jë bërë më mirë por ke ende punë për të bërë. Ne u takuam edhe në “San Paolo” për lamtumirën e Ciro në futboll dhe e kujtoj se Diego nuk ndihej mirë.
Unë kisha një gjeni në krah, dikë që nuk u mburr kurrë me aftësistë e tij të mëdha, intuitën apo lojën e tij. Më vijnë ndër mend emra si Gascoigne apo Best, të cilët ishin të jashtëzakonshëm në fushë, por të brishtë jashtë saj.
Nëse nuk do ta kisha takuar Maradonën do të isha vetëm një futbollist i mirë. Do ta mbaj mend imazhin e tij në fushë dhe imazhin e një personi i cili shkoi përtej kufinjve. Ai kurrë nuk lëndoi askënd, përveçse vetes së tij”, përfundon Zola. /abcnews.al