Vdekja e Diego Armando Maradonës vazhdon të jetë tema kryesore në botën e futbollit. Largimi nga kjo botë i gjeniut të topit, ka krijuar trishtim dhe mërzitje të madhe te të gjithë.
Francesco Totti kishte një raport fantastik me legjendë argjentinase. Ish-kapiteni i Romës flet rreth Maradonës në një deklaratë për Canale 5, duke zbuluar edhe një detaj interesant.
“Diego është akoma këtu me ne. Emocionet që na ka dhuruar janë të papërsëritshme. Ne kishim një marrëdhënie të mrekullueshme, ai ishte një person i jashtëzakonshëm jashtë fushave, ndërsa në fushë ishte vetë futbolli, i paimitueshëm.
As në playstation nuk mund të kopjohet ajo çfarë bënte Diego. Dua ta mbaj mend sikur nuk ka vdekur kurrë. Kur lashë futbollin, ai ishte personi i parë që më telefonoi. Më dha mbështetjen e tij dhe më tha të qëndroja i qetë.
Nuk do e harroj kurrë atë gjest që kreu. Nëse do të organizohet një ndeshje në nderim të tij dhe do të më ftonin, do të pranoja me kënaqësi“, deklaron Francesto Totti. /abcnews.al