26 qershori i vitit 2011 është një ditë që do të mbahet mend gjithmonë në futbollin argjentinas, pasi është dita kur River Plate ra nga kategoria. Ishte ekipi i Belgranos ai që fundosi rekordmenët e Amerikës Latine.
Një nga legjendat e klubit, Guillermo Farre, kujton se çfarë ka bërë Diego Maradona atë ditë. “Kam dëgjuar zërin e Maradonës dhe nuk mund ta besoja. Ai më uroi, sigurisht në mënyrën e tij.
Më tha se po qëndronte vëtëm në një dhomë hoteli dhe kur ndeshja mbaroi ishte hedhur nga shtrati. Është e pamundur për mua t’i harroj fjalët e tij dhe ato të mbesin me mua përgjatë gjithë jetës”, deklaron argjentinasi.
“Kjo ishte mënyra se si më uroi dhe një mënyrë unë e kisha bërë të lumtur Diegon. Është e mrekullueshme që ai u gëzua nga unë, pas gjithë atyre gjërave që ai ka bërë për ne që të jemi të lumtur”, përfundon Farre, i cili shënoi golin e barazimit në atë ndeshje vendimtare për atë sezon. /abcnews.al