Maqedonia pranë një krize të re politike, Zaev mbron arritjet e tij

schedule13:35 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 13:35 - 30 Dhjetor, 2017

Maqedonia duket se është sërish pranë një krize politke pas daljes nga ana e koalicionit qeverisës së Aleancës për shqiptarët  të ZIjadin Selës. Por kryeministri Zaev edhe pse konfirmois e është në kërkim të aleatev të rinj, në një intervistë të fundit mbrojti arritjet e qeverisë së drejtuar nga ai

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka mbrojtur arritjet e qeverisë së tij duke komentuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, në një intervistë për televizionet në vend. Zaev këmbënmguli se ligji në fjalë është më shumë meritë e tij sesa e BDI-së, dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë. Po sipas kreut të ekzekutivit ligji do të kalojë edhe votimin e dytë në Kuvend, i parashikuar për në muajin janar. Zaev e cilësoi veten si një maqedonas që lufton për minoritetet dhe të drejta të bvarabarta.

Nga ana tjetër Zaev nuk përjashtoi mundësinë që vendin e lënë bosh nga Aleanca për Shqiptarët në Qeveri të plotësohet nga PDSH-ja e Menduh Thacit, por duke theksuar se akoma nuk ka marrëveshje dhe bisedime konkrete me PDSH-në. Kryeministri maqedoas la si datë përfundimtare atë të 4 janarit për ët bërë publik emrin e partnerit të ri në koalicionin qeverisës. Ai nuk përjashtoi bisedimet me poartitë e vogla. Partia e Menduh Thaçit as nuk konfirmon e as nuk hedh poshtë informacionet se LSDM-ja i ka ofruar si paketë funksionet e ASH-së ose të paktën që janë në komunikim.

Ditë më parë, funksionarët e Aleancës për Shqiptarët dorëzuan dorëheqjet e tyre në Qeveri. Largimi i tyre nga shumica në pushtet erdhi si pasojë e mosmarrëveshjes mes Ziadin Selës dhe kryeministrit Zoran Zaev për ministrinë e Shëndetësisë. Aleanca për Shqiptarët është subjekti i parë politik i cili largohet nga Qeveria për çështje parimore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!