Maqedonia para valës së të nxehtit afrikan

schedule17:30 - 7 Gusht, 2019

schedule 17:30 - 7 Gusht, 2019

Teksa vendi po bëhet gati për valën e të nxehtit afrikan, autoritetet në Maqedoninë e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nëse vendosin të lëvizin, pas temperaturat do të arrijnë dhe kalojnë 40 gradë Celsius.

Konform paralajmërimeve të meteorologëve, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Shkup ka njoftuar qytetarët se ditëve në vijim pritet të mbajë mot ekstrem I nxehtë. Prej nesër e deri në mesin e javës së ardhshme, siç njoftohet, do të aktivizohet faza e verdhë për temperatura të larta, kurse në disa rajone edhe ajo e portokalltë. Pritet që temperaturat e ajrit të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

 Kompetentët janë vënë në gjendje gatishmërie. Janë dhënë rekomandime edhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut por edhe nga institucionet shëndetësore. Zjarrfikësit bëjnë thirrje për vigjilencë.

 Rritja e temperaturave ka mbushur ambulancat. Mjekët apelojnë që gjatë ditëve në vijim të shmanget ekspozimi në ambiente të hapura dhe kujdes maksimal gjatë konsumimit të ushqimit.

 Valët e këtilla të nxehtit tropikal nuk janë të pazakonshme për Maqedoninë e Veriut, por do të jenë më të shpeshta, kurse do të godasin rajone që viteve të kaluara kanë qenë të rralla – parashikojnë prognozat afatgjate meteorologjike. Sipas një numri të madh të hulumtimeve, kjo për shkak të pasojave nga ndryshimet klimatike dhe ngrohjes globale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!