Kryeministri Zoran Zaev ka bërë me dije dje se së shpejti pritet që në Maqedoninë e Veriut të mbërrijnë vaksinat kineze ndaj Covid.
Ai sqaroi për paradhënien e vaksinave kineze duke thënë se është tërhequr për shkak se ka pritur vërtetim nga MPJ-ja kineze.
“Paradhënia është lëshuar si pjesë e procedurës. Paratë janë këtu, në të njëjtën xhirollogari të MSH-së. Pres informacion pozitiv për procedurës që është nisur”, theksoi Zaev.
Sipas Zaev, askund në botë nuk mund që me saktësi të thuhet se kur dhe çfarë vaksinash do të arrijnë.
Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër virusit COVID-19 filloi para dy javëve, ndërsa të parët që po vaksinohen në vend janë punonjësit shëndetësorë, ndërsa pas tyre prioritet do të kenë personat e moshuar mbi 70 vjet./abcnews.al