Maqedonia hoqi certifikatën e vaksinimit, mbi 100 të infektuar me Covid

schedule15:40 - 20 Prill, 2022

schedule 15:40 - 20 Prill, 2022

Maqedonia e Veriut vijon që të shënojë një numër  të lartë të të infektuarve ditor me Covid. Në raportin e fundit të ministrisë mësohet se nga 1908 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 127 raste të reja.

Prej tyre shumica janë në Shkup (57), ndërsa 20 raste janë riinfektime. Gjithashtu në orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy pacientë.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve  në Maqedoni shkon në 308.878, prej të cilëve 298.811 janë shëruar, ndërsa 9.265 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë qeveria e Maqedonisë vendosi që të heqë masat  kufizuese dhe certifikatën e vaksinimit në doganë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!