Maqedonia firmos me Pfizer për 800 mijë vaksina, 5850 të parat arrijnë në shkurt

schedule18:39 - 4 Janar, 2021

schedule 18:39 - 4 Janar, 2021

Vaksina kundër koronavirusit do të arrijnë në muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut. Në total marrëveshja parashikon 800000 doza, ndërsa 5850 të parat nga prodhuesi Pfizer do të arrijnë në shkurt në vendin fqinj. Dozat e tjera pritet të arrijnë në muajt mars dhe prill.

“Ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, në bisedime të drejtpërdrejta me këtë prodhues, ka siguruar vaksina për gjithë vitin 2021. Marrëveshja është definuar mëngjesin e sotëm në bisedë telefonike të ministrit Filipçe dhe përfaqësuesit të lartë të kompanisë prodhuese të vaksinave kundër Covid-19.

5850 dozat e para të vaksinave të Pfizer do të mbërrijnë në shkurt, pastaj vijon dërgesa në sasi më të madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 në mënyrë shtesë do të konfirmohet” njoftoi ministria e Shëndetësisë në Maqedoni.

Ndaj këtij lajmi reaguan nga opozita. VMRO-DPMNE thotë se ministria lavdërohet se përfundimisht i ka siguruar 5850 vaksina, ndërsa ky numër sipas tyre është i mjaftueshëm për të vaksinuar vetëm një komunë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!