Maqedonia e Veriut voton, kjo është pjesëmarrja e qytetarëve deri më tani

schedule15:52 - 15 Korrik, 2020

schedule 15:52 - 15 Korrik, 2020

Maqedonia e Veriut mban ditën e sotme zgjedhjet e dhjeta parlamentare.

Autoritetet zgjedhore në vend njoftojnë se deri në ora 15:00, gjithsejtë kanë votuar 576, 576 qytetarë apo 31.78 për qind e votuesve.

Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka pjesëmarrjen më të madhe të votuesve deri në orën 15:00, ndërsa pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

Njësia e Parë Zgjedhore 34.51 %

Njësia e Dytë Zgjedhore 29.96%

Njësia e Tretë Zgjedhore 37.24%

Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56%

Njësia e Pestë Zgjedhore 31.51%

Njësia e Gjashtë Zgjedhore 22.85% /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!