Maqedonia e Veriut shpreson që BE të veprojë si NATO

schedule17:01 - 3 Shtator, 2019

schedule 17:01 - 3 Shtator, 2019

Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe gjasat për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor ishin temat kryesore në një nga panelet e Forumit strategjik të Bledit, që po mbahet në Sloveni, ku marrin pjesë liderë dhe ekspertë nga dhjetëra vende, por dhe organizata ndërkombëtare.

Duke folur rreth sfidave të mëdha me të cilat po ballafaqohet NATO-ja në të kaluarën, që nga ripërtrirja e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, deri në sulmet terroriste në Njujork më 11 Shtator, shumë ekspertë të sigurisë, shefa të intelegjencës dhe kreatorë të politikave, sot në Bled kanë sygjeruar se vetëm me bashkëpunim të ndërsjelltë mund t`u përgjigjen kërcënimeve aktuale, ku si sfidë kryesore ishte përmendur lufta teknologjike.

Robert Vas, OJQ “Globsek” Slovaki:  “Jetojmë në një kohë me plotë emocione të një revolucioni të madh teknologjik. Kjo ndryshon thujase të gjitha aspektet e jetës sonë; si komunikojmë, si i marrim vendimet, si punojmë, si votojmë, pork jo ndryshon mënyrën e luftës”.

Në rrethana të këtila, siguria që NATO-ja ia garanton Sllovenisë, sipas përfaqësuesit të Qeverisë sllovene, po reflektohet në gjithë jetën.

Damir Crnçec, Qeveria e Slovenisë: “Për Slloveninë NATO-ja ishte polisa më e lirë e sigurimit. Siguria është parakusht për gjithcka tjetër: për socialen, kulturën, zhvillimin ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po përmendet sot. Nëse nuk ka siguri nuk do të ketë prosperitet. Aq e thjeshtë është.

Maqedonia e Veriut e cila kishte lëshuar disa mundësi për t`u kycur në Aleancë, duhej të bënte kthesa të mëdha politike dhe sërish ta bindë NATO-n se është një lojtar pozitiv në rajon. Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, në Forumin e Bledit kushtuar ardhmërisë së NATO-s, ka theksuar se NATO-ja ka mbajtur premtimin dhe se shpreson që edhe BE-ja ta bëjë të njëjtën.

Radmila Sheqerinska – ministre e Mbrojtjes e RMV-së:“Ka shumë të panjohura, për shembull situate në Britaninë e Madhe, më pas nëse do të formohet Qeveria në Spanjë ose do të shkohet në zgjedhje. E gjithë kjo mund ta anulojë procesin, por lajmi kryesor është se NATO-ja bëri të veten. Unë shpresoj se, nëse flasim për aleanca, lajmi i mirë është se, sic po duket, edhe vendet anëtare të BE-së janë të gatshëm ta bëjnë të njëjtën dhe ti shpërblejnë sinjalet e progresit në Ballkan”.

Por, procesi i anëtarësimit në BE, çdo herë është më i gjatë se sa ai në NATO- ka theksuar Pedro Serano, përfaqësues i trupave për menaxhim me kriza në Bruksel, duke shtuar se organizata vazhdon zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor.

Pedro Serano, European External Action Service: “Nuk ka asnjë dyshim se nuk do të ketë stabilitet të plotë në Evropë derisa ky process nuk finalizohet në tërësi. Për ne në BE, ky proces i integrimit të Ballkanit Perëndimor është e një rëndësie të vecantë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë dhe punojmë me partnerët e Ballkanit Perëndimor të arrijmë progres.

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dhe Ministri i jashtëm Nikola Dimitrov dje kanë biseduar edhe me përfaqësuesin e posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Metju Palmer. Në focus të takimit ka qenë përkrahja amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në, por edhe rrethanat e brendshme politike në Maqedoni dhe rajon. Lidhur me zhvillimet aktuale në vend, Palmer ka theksuar se Shteti i së drejtës duhet të funksionojë, kurse ka përfunduar koha e lojërave dhe përpjekjeve partiake që të shmanget përgjegjësia – thuhet në një komunikatë nga ky takim. /ABC news Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!