Sot në Maqedoninë e Veriut do të vendoset nëse do të vijojë që në vend të jetë në fuqi ora policore si dhe nëse do të mbesin të mbyllura objektet hotelerike.
Mëngjesin e së hënës mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive dhe do të shqyrtohet gjendja epidemiologjike në vend. Më pas, ekspertët japin rekomandime për Shtabin e Krizës në qeveri, për të vendosur nëse do të ketë lehtësim të masave apo jo.
Sipas raportimeve, nuk përjashtohet mundësia që të mbeten në fuqi të njëjtat masa deri më 27 prill, por fjalën përfundimtare do ta ketë qeveria. Autoritetet shëndetësore gjatë javës në disa raste kanë theksuar se po stabilizohet numri i të infektuarve dhe se presioni mbi spitalet po ulet. /abcnews.al/