Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus nga 1,650 teste të kryera.
Të infektuarit u konfirmuan, pesë në Shkup dhe një në Kumanovë. Po ashtu, bëhet e ditur se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar sot 27 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Për ditën e sotme, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur 155,716, prej tyre 150,100 janë të shëruar. Personat që nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me sëmundjen janë 5,486, ndërsa numri i rasteve aktive është 130. s.b/abcnews.al/

