Maqedonia e Veriut regjistron 561 raste të reja me Covid-19 dhe 29 humbje jete

schedule19:09 - 17 Shtator, 2021

schedule 19:09 - 17 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 561 raste të reja me koronavirus nga 4,384 testime të kryera.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 249, Kumanovë – 49, Strumicë – 40, Ohër – 30, Shtip – 25, Tetovë – 23, Prilep – 18, Kavadar – 16, Manastir – 14, Veles – 12, Kërçovë – 10, Gostivar – 9, Radovish – 8, Koçan – 7, Strugë dhe Sveti Nikole – nga 6, Resnja dhe Dibra – nga 5, Gjevgjelia, Berova, Vinica dhe Makedonska Kamenica – nga 4, Negotina – 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Valandova dhe Kratovoa- nga 2 secila, Probishtipi dhe Bogdanci – nga 1.

Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se si pasojë e sëmundjes ndërruan jetë edhe 29 pacientë të tjerë. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 507 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 186.010, prej të cilëve 166.606 janë shëruar, ndërsa 6.396 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri më sot është 13.008. /abcnews.al/