Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia e Veriut regjistron 23 të infektuar dhe 10 humbje jete nga Covid-19 në 24 orë

schedule14:32 - 30 Maj, 2021

schedule 14:32 - 30 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus nga 2,755 teste të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 10 qytetarë.

Rastet e reja u regjistruan: në Shkup, 15, Kumanova dhe Prilepi nga 2, Ohri, Strumica, Kërçova dhe Kratova nga 1. Sot janë regjistruar edhe 1,191 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 155.269 raste, prej të cilëve 148.664 janë shëruar, kurse 5.408 kanë ndërruar jetë. 1.197 janë rastet aktive. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!