Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 199 raste të reja me koronavirus nga 1846 teste të realizuara.
Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 8 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa 264 i janë shtuar listës së të shëruarve.
Numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë është mbi 94 mijë kurse raste aktive janë 7875.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë që trajtohen në spitalet në Maqedoni është 594./ db/Abcnews.al