Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia e Veriut regjistron 14 të infektuar dhe 13 humbje jete nga Covid-19 brenda ditës

schedule16:21 - 25 Maj, 2021

schedule 16:21 - 25 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, nga 1,489 testime të kryera dhe 13 humbje jete.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë në vend, prej rasteve të reja, 10 u konfirmuan në Shkup dhe nga një rast në Kumanovë, Kavadar, Resnjë dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 103 pacientë të shëruar. Kurse, sa i takon qytetarëve që nuk mundën ta fitojnë betejën me sëmundjen, tre janë nga Shkupi dhe Gostivari dhe nga një në Strumicë, Kavadar, Prilep, Kovani, Tetova, Gjevgjelia dhe Vallandova.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 155.071 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 147.043 janë shëruar dhe 5.342 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.686. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!