Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima e 61 raste të reja me koronavirus në 24 orë

schedule16:37 - 1 Shkurt, 2021

schedule 16:37 - 1 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 61 raste të reja me koronavirus, nga 678 testime të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e koronavirusit humbën jetën 11 qytetarë.

Prej rasteve të reja 35 janë në Shkup, 7 Kavadar, Tetovë 3, Prilep 3, Shtip 3, Ohër 2, Strugë 2, Koçani 2, Kumanovë, Gostivar, Veles dhe Kriva Pallankë me nga 1 rast.

Sot ISHP po ashtu regjistri 440 pacientë të shëruar. Prej pacientëve që humbën jetën, gjashtë janë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient në Ohër, Strumicë dhe Tetovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 92,k753 raste me COVID-19, prej tyre 82.121 janë shëruar dhe 2,866 kanë humbur jetën. Aktualisht Maqedonia e Veriut numëron 7.766 raste aktive. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!