Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 454 raste pozitive me koronavirus nga 3,425 teste të kryera. Po ashtu, si pasojë e koronavirusit e humbën jetën edhe nëntë qytetarë ditën e sotme.
Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-209, Kumanovë-45, Shtip – 22, Kavadar – 17 dhe Prilep 16.
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 308 pacientë të shëruar. Sa i përket rasteve fatale, pesë qytetarë e humbën jetën në Shkup (84, 79, 66, 62 dhe 57), 2 në Kumanovë (63 dhe 30) dhe nga një person ka ndërruar jetë në Gostivari (64) dhe Kavadari (80).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 190.915, numri i pacientëve të shëruar është 172.179, numri i vdekjeve është 6,646, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.090. /abcnews.al/

