Maqedonia e Veriut regjistroi 435 të infektuar dhe 9 humbje jete në 24 orë

schedule18:50 - 1 Janar, 2022

schedule 18:50 - 1 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 435 raste pozitive për Covid-19 nga 6.651 testime të kryera.

Prej rasteve të reja 214 janë në Shkup, Manastir 36, Ohër 24, Prilep 21, Kavadar 17, Kumanovë 16, Strumicë 12, Gjevgjeli dhe Resnjë 11, Kërçovë dhe Negotinë 9, Gostivar, Veles dhe Shtip 7, Tetovë 6, Strugë dhe Radovish 5, Koçani 4, Vallandovë, Bogdanci dhe Demir Hisar 3, Sveti Nikole, Dellçevë, Probishtip dhe Dojran 1.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 534 shërime dhe 9 të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 225.484 raste, ndërsa prej tyre 212.380 janë shëruar dhe 7.969 persona kanë humbur jetën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!