Maqedonia e Veriut regjistroi 18 humbje jete dhe 118 të infektuar në 24 orë

schedule16:17 - 29 Nëntor, 2021

schedule 16:17 - 29 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 118 raste të reja me koronavirus nga 1,245 teste të kryera. Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 93, Kavadar – 11, Manastir – 5, Prilepi dhe Struga nga 2, Kumanova, Velesi, Kriva Pallanka, Kratova dhe Bogdanci nga 1.

Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bëjnë të ditur se për ditën e sotme janë 396 qytetarët që janë shëruar nga sëmundja.

Numri i humbjeve të jetës për sot është 18: 6 qytetarë nga Shkupi (63, 68, 70, 71, 72 dhe 89), 3 të vdekur nga Strumica (71, 73 dhe 87), nga 2 persona nga Probistipi (60 dhe 67) dhe Negotina (66 dhe 90) dhe nga një të vdekur nga Manastiri (81), Demir Hisari (87), Koçani (78), Kratova (79) dhe Shtipi (65).

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave që kanë humbur jetën me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 4 persona të vdekur me datë vdekje nga data 03.11.2021 deri më 26.11.2021. Personat e regjistruar të vdekur janë nga Shkupi (2), Kumanova (1) dhe Pehçeva (1). Viktimat janë të moshës 61 deri në 88 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 215.125, numri i të shëruarve është 199.460, numri i viktimave është 7.569, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.096. /abcnews.al/