Maqedonia e Veriut ka raportuar për 14 viktima dhe 862 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në 2699 persona të testuar.
Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 88 vjeçare.
Sa iu përket rasteve të reja, shumica respektivisht janë 390 raste në Shkup, Prilep 55, Veles 53, Tetovë 48, Manastir 31 raste.
Në 24 orët e fundit gjithashtu janë shëruar 223 pacientë. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 8587.
n.d./abcnews.al

