Maqedonia e Veriut, qytetarët homazhe për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan

schedule22:35 - 16 Mars, 2025

schedule 22:35 - 16 Mars, 2025

Maqedonia e Veriut- Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur në qendrën e Shtipit, duke bërë homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan.

Qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në kujtim të viktimave dhe gjithashtu kanë vendosur edhe disa fotografi.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, u përfshi nga flakët një diskotekë. Zjarri u raportuar se u shkaktuar nga fishekzjarret, ndërsa humbën jetën 59 persona, ndërsa 155 persona u plagosën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!