Maqedonia e Veriut në zgjedhje/Kryetari i komisionit flet për ABC News: Pjesëmarrje e ulët

schedule13:21 - 8 Maj, 2024

schedule 13:21 - 8 Maj, 2024

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe balotazhi për presidentin e vendit.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku ndodhet në  shkollën “Liria” në Tetovë, në qendrën 1977 ku aktualisht po votohet.

Kryetari i komisionit të këtij vendvotimi, Zylqyfli Salihi, ka thënë se deri më tani numri i votuesve është më i vogël se në fazën e parë, ndërkohë pritet që ky numër të rritet në orën 14-15:00.

Ai sakaq, ka theksuar se në fillim ka pasur një problem teknik pasi një aparat nuk punonte, por u zgjidh.

Fillimisht kemi pasur probleme teknike në këtë vendvotim, pasi aparati nuk punonte, por që u zgjidh.

Deri më tani janë paraqitur 160 votues. Pjesëmarrja është shumë më e ulët se në fazën e parë. Në këtë moment vërehet një rritje dhe presim që të vijnë të tjerë.

Votuesit janë shqiptarë dhe maqedonas, nga të dyja palët.

Pas orës 14-15:00 vërehet numri më i madh të votuesve dhe presim të ndodh”, u shpreh Salihi./abcnews.al