Maqedonia e Veriut në gjendje të jashtëzakonshme, ministri Ademi: Numri i të prekurve po shtohet, në prill shpërthim nga COVID 19

schedule09:50 - 19 Mars, 2020

schedule 09:50 - 19 Mars, 2020

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut Arbër Ademi  në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen në të cilët ndodhet vendi si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ku deri më tani 42 persona janë konfirmuar të infektuar.

Ademi ka theksuar se për 30 ditë Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të jashtëzakonshme dhe nën vëmëndjen maksimale të autoriteteve përkatëse pasi në prill pritet që të kenë dhe shpërthimin më të madh të rasteve me koronavirus.

Ndër të tjera ai është shprehur se qeveria është në punë çdo orë për të bërë të mundur përballimin e një situate të tillë që duket se rastet me COVID 19 po rritet çdo ditë.

Pjesë nga biseda:

Si është gjendja e koronavirusit tani që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme veçanërisht në Dibër? A është e vërtet që në dibër kanë ngelur një numër i madh norvegjegjës.

Raste të reja kemi pasur dhe në vendet e tjera, Ministria e punëve të brendshme po punojnë që të gjithë qutetarët dhe shtetasit e huaj që kanë ngelur në Dibër rastësisht në Dibër ose për qëllime turizmi janë riatdhesuar dhe nëse ka ndonjë shtetas të huaj që ndodhet në atë territor ne do të jemi në ndihmën e tyre dhe do ti adresojmë. Informacionet e para nuk flasin për ndnjë numër të caktuar të huajsh në vendin tonë.

Cilat janë vatrat e nxehta në Maqedoninë e Veriut në momentin që flasim?

Siç e dini gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë territorin e vendit, qeveria në Maqedoninë e Veriut ka kopetenca që përmes dekreteve të ndryshjë. Numri i të prekurve po shtohet dhe pritet që gjatë prillit të kemi një valë më të madhe të goditjes nga COVID 19. I gjithë territori i vendit tashmë është në të njëjtën vëmendje ndryshe nga më parë që ishte vetëm në komunën e Dibrës. Po punohet në çdo ore dhe po përcillet në të gjithë institucionet dhe autoritetet përkatëse.

Si funksionon tashmë qeveria, pasi ishte një qeveri kalimtare tani mandati është zgjatur pasi zgjedhjet u shtynë. Si funksionon tashmë kjo qeveri?

Qeveria është duke funskinuar mire dhe pse nuk është një qeveri koalicioni.  Të gjithë jemi të fokusuar te shtabi kryesor kordinues për krizën, me qëllim që të përballojmë sfidat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!