Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar/ Eksperti Ilir Kulla: Çfarë rëndësie ka ky zhvillim në shtetin fqinj

schedule22:24 - 2 Shkurt, 2024

schedule 22:24 - 2 Shkurt, 2024

Eksperti Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë”,“ABC Nws” foli për zgjedhjen e Talat Xhaferin si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë interviste në “Zonë e Lirë”, Kulla analizoi edhe situatën politike në Maqedoninë e Veriut si edhe zgjedhjet Presidenciale.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është rënë dakord të mbahet më 24 prill 2024, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me zgjedhjet parlamentare është rënë dakord të mbahet më 8 maj 2024.

“Kjo është një epokë historike, Talat Xhaferi do të hyjë në histori si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Maqedoni pa faktorin shqiptar nuk ka. Talat Xhaferi është i pranueshëm edhe për komunitetin maqedonas edhe për komunitetin shqiptar. Ka qenë një figurë që gëzon simpati tek njerëzit. Është një njeri që imponon respekt nga të gjithë. Figura e Talat Xhaferit në këto moment është shumë e rëndësishme. Maqedonia ka pasur gjithmonë një sistem funksional të zgjedhjeve. Ata kanë arritur të bëjnë zgjedhje gjithmonë të pakontestueshme.  “Truku” qëndron tek çështja e zgjedhjes së presidentit. Deri tani do ketë tre kandidatë për president. Është Stevo Pendarovski. Është Zvetlana që vjen nga VMRO, dhe do të ketë një kandidat shqiptar i grupit të përkrahur nga Albin Kurti. Çështja është se çfarë do bëjnë gjithë shqiptarët? Ende nuk është vendosur. Në raundin e dytë partitë nuk e kanë mendjen tek gara e presidentit sepse janë të fokusuar tek ecuritë e tyre. Nëse shqiptarët do të arrijnë të bëjnë një lojë të mençur, them se do konfirmohet edhe njëherë Pendarovski. VMRO-së i mjafton mospjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje, ndërsa për Pendarovskin është e kundërta, i duhen votat e shqiptarëve. Tani problemi është që ka një mendim tjetër përse ne shqiptarët të mos dalim në balotazh dhe është kjo partia që do Albini. Në rast se një kandidat shqiptar do të dilte në balotazh, maqedonasit do të shkonin të gjithë në bllok dhe humbja është më e madhe”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!