Maqedonia e Veriut së fundmi ka shënuar dhe rastin e parë të variantit indian të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se rasti i konfirmuar pozitiv me variantin indian është një shtetas që ishte kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qëndruar në një spital për dhjetë ditë.
Ndër të tjera autoritetet e shëndetësisë në këtë vend kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë pasi është një rast i izoluar dhe nuk përbën rrezik, për shëndetin publik.
“Menjëherë pasi ka arritur në Maqedoninë e Veriut, pacienti me veturë sanitare është transferuar në spital privat, ku edhe po trajtohet. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e këtij lloji të virusit”, tha përmes një deklarate Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti indian i koronavirusit është më i transmetushëm se variantet e tjera.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm një rast me koronavirus, që është shifra më e ulët që nga paraqitja e rasteve të para në Maqedoninë e Veriut, pranverën e vitit të kaluar.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Venko Filipçe, tha se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 15 qershor.
Ato kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, ndalimin e lëvizjes në grupe në ambientet e jashtme, si dhe ndalimin e lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar vetëm një rast pozitiv pas testimit të 1,576 testime dhe kanë humbur jetën 3 persona. ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i rasteve aktiv në Maqedoni është 464 qytetarë./abcnews.al