Maqedonia e Veriut konfirmon 24 viktima dhe 984 raste të reja me COVID-19

schedule18:23 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 18:23 - 5 Dhjetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se në 24 orët e fundit nga 2.995 teste të kryera, janë regjistruar 984 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve

Në Shkup-398, Kumanovë-47, Dibër-11, Shtip-46, Prilep-59, Tetovë-44, Strugë-15, Veles-32, Manastir-46, Ohër-28, Kavadar-29, Gostivar-46, Gjevgjeli-22, Strumicë-24, Kriva Pallankë-3, Radovish-8, Krushev-1, Koçani-11, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-3, Pehçev-2, Berov-15, Vallandov-2, Vinicë-1, Dellçev-26, Kratov-4, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-22, Resnjë-11, Negotin-15.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 631 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Kurse, 24 persona humbën jetën, dymbëdhjetë pacientë nga Shkupi (75, 64, 60, 71, 69, 79, 36, 35, 70, 61, 74, 80), dy nga Kumanova (62 dhe 77), një pacient nga Struga (73) ), një nga Velesi (76), tre nga Manastiri (60, 81 dhe 55), një nga Ohri (63), një nga Strumica (56), një nga Kriva Pallanka (53), një nga Koçan (42) dhe një pacient nga Kërçova (65).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë është 67.311. /abcnews.al/