“Maqedonia e Veriut, hapa pas në integrim”, Hyseni: Qeveria s’e ka prioritet. Partitë politike shqiptare të bëjnë presion

schedule17:14 - 15 Tetor, 2024

schedule 17:14 - 15 Tetor, 2024

Analisti Blerim Hyseni thotë se Maqedonia e Veriut po bën hapa pas në procesin e integrimit drejt BE-së. Duke komentuar konferencën e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për hapjen e grup kapitujve të parë, Hyseni tha se ky është një lajm pozitiv edhe për shqiptarët e Maqedonisë e Veriut.

Në një intervistë për “Balkan Update”, ai shtoi se shqetësuese është fakti që qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk e ka prioritet integrimin evropian.

“Fatkeqësisht po vazhdon avazi i disavjetshëm duke i dhënë prioritet më shumë çështjeve të brendshme sesa integrimit dhe si rrjedhojë pas zgjedhjeve të fundit, procesi i negociatave ka rënë në pikën e 6 se qeveria se ka dertin por hap tema të tjera për të cilat kryeministri aktual gjatë fushatës dhe qëndrimit opozitar, është deklaruar se prioritet nuk do të jetë integrimi për shkak se sipas tij mbron krenarinë e maqedonasve. Po vërehen hapa pas drejt euro-integrimit. Do të thosha se ajo që është më e keqe është se nuk ka sinjale që në këtë drejtim do të operojë. Kjo qeveri aktuale nuk është e interesuar për këtë proces. Fakti që korridori Tetë që lidhte Detin e Zi me Adriatikun është lënë anash dhe ministri i Transportit thotë se nuk është prioritare. Mendoj se duhet të bëhet presion nga ana e partive politike shqiptare në këtë drejtim.”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te deklarata e Ramës, ku foli për bllokimin e Greqisë dhe Bullgarisë për ecjen përpara të Shkupit në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, analisti u shpreh:

“Ajo që lexoj mes rreshtash është sikur kryeministri Rama ka një frikë se nesër mund të përballet në këtë proces të euro integrimit, Shqipëria mund të përballet me një veto të Greqisë para anëtarësimit. Mendoj se MV me Greqinë nuk ka problem të hapura për shkak se çështja e emrit u zgjidh por ndryshimet kushtetuese që ka imponuar Bullgaria do të jetë të pakthyeshme sado që qeveria aktuale tenton me akrobacira politike të imponojë se gjoja po vepron në këtë drejtim. Mendoj se elitat politike në MV, në veçanti këto në pushtet, për momentin kanë bindjen se e gjithë politika e BE kanë bindjen se sillet rreth MV dhe duke harruar se po bëhet luftë në Ukrainë, apo në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë ku Serbia nuk është se nuk imponon situatë krizash. Prandaj mendoj se BE nuk ka luksin të merret vetëm me MV përderisa MV nuk merret me vetveten.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!