Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të dërgojë një togë në misionin e NATO-s në Kosovë deri në fund të këtij viti.
Qeveria në këtë vend miratoi të martën pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR.
Njësiti do të ketë 45 ushtarakë dhe do të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2020, Maqedonia e Veriut ka siguruar mbështetje logjistike për KFOR-in në territorin e saj që nga viti 1999, përmes Qendrës Kombëtare të Koordinimit.
Prania e NATO-s në Kosovë bazohet në rezolutën 1244 e cila u miratua më 10 qershor 1999 ndërkohë që elementet e parë të KFOR-it hynë në Kosovë dy ditë më vonë. KFOR-I kishte fillimisht 50 mijë ushtarakë ndërsa tani ka rreth 3,500 ushtarakë./abcnews.al