Maqedonia e Veriut dhe rruga e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian

schedule13:13 - 7 Shkurt, 2019

schedule 13:13 - 7 Shkurt, 2019

Sipas analizës së mediave të huaja, një nga arsyet për të cilat procedurat për anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në NATO është dhe roli i Rusisë në Ballkan, e sidomos mbështetja e presidentit Rus Putin ndaj Serbisë.

Një tjetër pjesë e ish-Jugosllavisë i është afruar mozaikut të NATO-s. Ministri i Jashtëm i sapo të pagëzuarës Republikë të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, firmosi të mërkurën protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në Aleancën Atlantike. Dokument që u vulos dhe nga firmat e 29 diplomacive të vendeve anëtare në prani të Sekretarit të Përgjithshëm.

Një shtrirje e kufijve të NATO-s në juglindje të Europës është bërë e domosdoshme pas rolit të Rusisë në Rajon, në një moment ku Putin mbështet publikisht Serbinë. Që këtu dhe vota pro dhe me shpejtësi të madh emadje e parlamentit grek për marrëveshjen mbi cështjen e emrit, që shoqëroi Shkupin pikërisht në pragun e NATO-s; me derën gjysmë hapur pas dy dekadash tensionesh diplomatike me Athinën.

Aq sa, kryeministri grek Aleksis Tsipras pas shumë pakënaqësive si pasojë e Trojkës, tashmë u dha grekëve dhe një pakënaqësi tjetër duke zemëruar sidomos pjesën e patriotizmit të tyre. Duke i lejuar emrin e Maqedoni vendit fqinj.

Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s vetëm pas ratifikimit të protokollit në parlamentet e shteteve të tjera anëtare. Dhe opozita greke shumë e pakënaqur nga marrëveshja, ka premtuar betejë të ashpër. Nëse çdo gjë do të shkojë si ëshët parashikuar, Maqedonia e veriut do të jetë vendi i katërt i ish-Jugosllavisë, që anëtarësohet në NATO, pas Sllovenisë, Kroacisë dhe Malit të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!