Maqedonia ashpërson masat ndaj Kosovës: Qytetarët test negativ edhe nëse kalojnë transit

schedule11:37 - 19 Gusht, 2020

schedule 11:37 - 19 Gusht, 2020

Autoritetet maqedonase kanë vendosur që shtetasit e Kosovës që do të kalojnë në Maqedoninë e Veriut do të jenë të obliguar që të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sajt të mëngjesit, mori vendim që të zbatohet testimi i detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut. Udhëtarët tranzit në vendkalimin kufitar duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga atje thonë se ky propozim i komisionit do të dërgohet deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!