Maqedoni, Siljankovska kërkon votat e shqiptarëve

schedule18:40 - 28 Prill, 2019

schedule 18:40 - 28 Prill, 2019

Kandidatja për presidente të Maqedonisë, Gordana Siljanovska vazhdon të kërkojë votat e shqiptarëve dhe ka mohuar se përkrah saj qëndron një i dënuar për krime lufte. Ndërkohë, shenja flirtimi me shqiptarët ka shprehur edhe vetë kreu i VMRO-DMNE-së, i cili ka vlerësuar qëndrimin e opozitës shqiptare.

I kërkon votat e shqiptarëve, por përkrahet nga personi i vetëm që është i dënuar për krime lufte, edhe atë për krime të bëra ndaj shqiptarëve të Lubetenit. Madje, e mohon se Tarçullovski po e përkrah.

Si kërkoni vota nga shqiptarët kur Tarçullovski është me ju gjatë gjithë kohës? – Nuk është e vërtetë që qëndron afër meje”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që të arrihet pragu zgjedhor. Nuk sheh asgjë të keqe në qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët. Mickoskit i pëlqen fakti që opozita shqiptare nuk dëshiron të përzihet në raundin e dytë, kurse deklaratën e kryetarit, Ziadin Sela e cilëson se është dhënë në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve demokratike të shtetit. 

“Deklarata e tij ishte në drejtim të përmirësimit të demokracisë, në drejtim të esencës së demokracisë. Se qytetarët janë sovran i pakontestueshëm dhe se është e drejta e tyre nëse do të votojnë apo jo. Absolutisht nuk pajtohem me zërat se deklarata e tij ishte thirrje për bojkot. Përkundrazi, ishte një deklaratë që shkon në drejtim të përmirësimit dhe forcimit të kapaciteteve demokratike të shtetit”, ka deklaruar ai.

Pesë vite më parë, pasi BDI nuk arriti të merret vesh për kandidat të përbashkët me asnjë prej partive maqedonase, vendosi ti bojkotojë zgjedhjet, e Ivanov e fitoi Pendarovskin me mbi 120 mijë vota diferencë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!