Maqedoni, peticion online për dorëheqjen e Ivanov

schedule14:10 - 5 Gusht, 2018

schedule 14:10 - 5 Gusht, 2018

Në Maqedoni është riaktivizuar në ditët e fundit peticioni online për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Gjorgje Ivanov. Sipas mediave maqedonase, nisma mbështetet nga organizata civile “Megafon”, e cila kërkon largimin e kreut të shtetit për shkak të sjelljeve të tij anti-kushtetuese dhe anti-shtetërore. Lëvizja qytetare i referohet këtu bllokimit të integrimit të Maqedonisë në NATO, mungesës së ndihmës për të zgjidhur çështjen e emrit kushtetues me Greqinë dhe nxitje të urrejtjes mes etnive maqedonase e shqiptare përmes fjalimeve politike. Deri tani në peticionin online janë mbledhur rreth 7 mijë e 500./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!