Maqedoni, përçahet partia shqiptare “Lëvizja Besa”

schedule14:48 - 7 Janar, 2018

schedule 14:48 - 7 Janar, 2018

Lëvizja Besa në Maqedoni është përçarë. Të shtunën u zhvilluan dy mbledhje kryesie, një në Shkup dhe tjetra në Tetovë. Ajo në Shkup vendosi shkakrimin e kryetari Bilall Kasami. Ky i fundit reagoi duke e cilësuar të paligjshëm veprimin e kolegëve të tij.

Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoni është bërë shkak për përçarje të thellë në Lëvizjen BESA, e cila mbajti dy mbledhje paralele të Këshillit të partisë, njëra në Tetovë dhe tjetra në Shkup. Në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Shkup, të cilët pretendojnë se kanë shumicën e anëtarëve të Këshillit, 64 nga gjithsejtë 108 anëtarë, u vendos në mënyrë unanime shkarkimi i Bilall Kasamit nga detyra e Kryetarit të Lëvizjes BESA.

Ndërkohë, për këtë vendim ka reaguar edhe Kasami. Ai tha se ajo që ka ndodhur mbremjën e së shtunës është e paligjshme dhe jashtë statusit të partisë. Kasami gjithashtu thotë se edhe hyrja në selinë e partisë në Shkup është bërë në mënyrë ilegale, sikurse u manipuluan edhe faqet zyrtare në Facebook. “Ata me çdo veprim që e kanë bërë, kanë bërë shkelje të statusit dhe kanë dëmtuar Lëvizjen BESA”, tha ai. Ndërsa bëri me dije se anëtarët e kryesisë së Shkupit i kanë hakuar faqen personale në Facebook.
Gjithashtu është njoftuar se në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Besa të zhvilluar në Tetovë është vendosur që Kongresi i Parë i Partisë të mbahet me 24 shkurt. Gjithashtu deri në mbajtjen e kongresit, Lëvizjen Besa do ta drejtojë Bilall Kasami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!