Maqedoni, LSDM e BDI triumfojnë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

schedule10:21 - 30 Tetor, 2017

schedule 10:21 - 30 Tetor, 2017

LSDM dhe BDI fituan shumicat e komunave në raundin e dyte të zgjedhjeve lokale qe u mbajt dje në Maqedoni. Ndersa mbeten per tu numeruar votat ne 4 komuna, VMRO-DPMNE dhe lëvizja shqiptare BESA thanë se nuk do të njohin rezultatin dhe kërkuan zgjedhje të parakohëshme. Lidhja socialdemokrate maqedonase dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i shqiptarëve kryesojnë raundin e balotazhit të zgjedhjeve lokale të së dielës në Maqedoni. Një proces që kontestohet megjithatë nga partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski VMRO-DPMNE. Rezultatet paraprake të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tregojnë se LSDM-ja e kryeministrit Zaev është fituese në 17 komuna. BDI rezulton fituese deri më tani në 6 komuna, mes të cilave në Tetovë e Strugë, ku triumfuan përkatësisht Teuta Arifi dhe Ramiz Merko. Mes partive të tjera shqiptare, Aleanca për Shqiptarët ka siguruar fitoren në 3 komuna, Leviza Besa në një po aq sa edhe PDSH. Ndërsa VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka siguruar fitoren vetëm në dy nga komunat ku u zhvillua balotazhi. Përmes një deklarate për shtyp, VMRO tha se nuk e njihte rezultatin dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohëshme. Kontestim dhe kërkesë për zgjedhje parlamentare të parakohëshme shprehu edhe drejtuesi i Partisë shqiptare BESA, Bilall Kasami i cili tha se me këtë rezultat BDI-ja u shndërrua në degë të LSDM-së, duke i dhënë asaj ndihmë që i ktheu socialdemokratët e Zoran Zaevit në sovranë të shumicës së shqiptarëve. Por në reagimin e tij, kryeministri Zaev kërkoi nga partia e Nikolla Gruevskit që të mos hapë probleme, por të njohe rezultatin e zgjedhjeve. Aktualisht numërimi vijon në katër komuna.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!