Maqedoni/ Kuvendi voton të hënën ligjin e gjuhës shqipe

schedule17:07 - 28 Janar, 2018

schedule 17:07 - 28 Janar, 2018

Të hënën në Kuvendin e Maqedonisë pritet të vazhdojë seanca e 32-të, në të cilën do të shqyrtohet Ligji për Zgjerimin e Përdorimit të Gjuhëve. Ky zhvillim vjen pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk pranoi të nënshkruajë dekretin për ligjin dhe e ka rikthyer atë sërish në Kuvend.

Ndërkohë, partia opozitare VMRO-DPMNE ka dorëzuar mbi 32 mijë amendamente për ligjin në fjalë. Analistët mendojnë se kjo është një shenjë e qartë se kjo forcë politike po mundohet të bllokojë aprovimin e ligjit për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Sipas rregullores së Kuvendit, në këtë fazë deputetët mund të parashtrojnë amendamente vetëm mbi vërejtjet e nënvizuara nga presidenti i shtetit.

Kjo hap dilemën nëse ato ndërlidhen me vërejtjet e presidentit pasi në të kundërtën do të hidhen poshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!