Maqedoni, ish-ministri i Transportit dhe ish-sekretari i qeverisë në paraburgim

schedule09:12 - 14 Nëntor, 2018

schedule 09:12 - 14 Nëntor, 2018

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Maqedonisë, ish-ministri i Transportit Mile Janakievski dhe ish sekretari i Qeverisë Kirill Bozhinovski u dërguan në burgun e Shutkës. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeprokurorja speciale Katica Janeva. Vendimi është marrë për shkak të arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari dhe autoritetet nuk kanë dashur që të përsëriten raste të tilla. Janakievski akuzohet në pesë çështje të ndryshme nga Prokuroria Speciale. Ndërsa Bozhinovski është i akuzuar në çështjen “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. Për këtë rast sot mbahet seancë gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup. Mes të akuzuarve është edhe Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari ku edhe ka kërkuar azil politik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!