Maqedoni-Greqi, dy kryeministrat zhvillojnë bisedë telefonike

schedule23:15 - 18 Tetor, 2018

schedule 23:15 - 18 Tetor, 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Aleksis Tsipras kanë zhvilluar një bisedë telefonike pas dorëheqjes së Nikos Kocias nga posti i ministrit të Jashtëm. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Sanakopulos. Ai njoftoi se të dy homologët përsëritën dhe ranë dakord për të vazhduar punën për implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Zëdhënësi më tej shtoi se dy kryeministrat janë të përkushtuar të vijojnë punën për Ballkanin e shekullit të XXI/abcnews.al.