Kandidati për president i mbështetur nga opozita shqiptare, Blerim Reka, në një dalje për mediat në orët e mbrëmjes i ka bërë jehonë faktit se udhëheq në zonat me shumicë shqiptare. Ai ka akuzuar partitë në pushtet se kanë ushtruar presion ndaj votuesve shqiptarë.
Blerim Reka: “Ne jemi shumë të kënaqur. Kjo ka kaluar pritshmëritë tona. Kemi një rezultat të shkëlqyer. Udhëheqim 3-1 në komunat shqiptare, ndërsa në ato maqedonase kemi vota. Kjo është për t’u shënuar. Kjo është për t’u përshëndetur dhe më jep shpresë se Maqedonia do të jetë shteti i të gjithëve”. /abcnews.al