Maqedoni e Veriut, ligji për Prokurorinë Publike të martën në parlament

schedule17:00 - 22 Korrik, 2019

schedule 17:00 - 22 Korrik, 2019

 

Të martën në parlamentin e Maqedonisë do të diskutohet për ligjin për prokurorinë publike. E ndërsa nga njëra anë qeveria kërkon mbështetje për miratimin e saj, opozita shprehet se po e analizon ende.

VMRO DPMNE dhe Mickoski të tregojnë përgjegjësi për shtetin dhe ta përkrahin projekt-ligjin për Prokurorinë Publike. Zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostadinov, tha se pikërisht propozimi i opozitës ka qenë për PPS të integrohen në Prokurorinë Themelore, e sa i përket Ruskoskës, ai tha që nuk është propozim i politikës, por është në krye të Prokurorisë për krim të organizuar, dhe do të vazhdoj të udhëheq me këtë institucion, sepse ka mandat.

Propozim del nga situata faktike. Në këtë moment, Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, funksionon dhe është e zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve zonja Vilma Ruskoska dhe prej këtu buron propozimi që ajo ta udhëheq institucionin për përndjekje të korrupsionit të lartë dhe krim të organizuar.

Opozita ende po analizon ligjin. Sa i përket emrit konkret që u propozua për ta udhëhequr institucionin e ri të hetimit, për VMRO DPMNE-në, nuk është  i pranueshëm emri i Vilma Ruskoskës.
Zëdhënësi Arsoski, tha se ajo është nën kontroll të drejtpërdrejtë të Zoran Zaevit.

“Kryeministri porosit, Ruskoska akuzon, Kacarska të dënon“, tha ai.

“Ende po bëhen analiza, gjatë ditës së nesërme, ose kurdo që të përfundojë analiza do të dalim me vërejtje konkrete. Në lidhje me propozimet tjera, tanimë i kemi thënë, sa i përket Vilma Ruskoskës, ajo është e papranueshme për ne sepse ajo është në lidhje të drejtpërdrejtë me Zoran Zaevin”.

E me përmbajtjen e ligjit në parim pajtohet edhe partneri shqiptar i koalicionit, BDI-ja, por jo me emrin e propozuar.

“Me ligjin varroset përfundimisht Prokuroria Speciale”, thonë nga Lëvizja Besa.

Për ata ligji është i papranueshëm, por deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme janë të gatshëm të bashkëpunojnë për çdo çështje që është në kuadër të reformave të kërkuara.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk u prononcuan për median. Thanë se janë në fazë të analizimit të ligjit, dhe se do të dalin me qëndrim ditëve në vazhdim. Qeveria pritet që projekt-ligjin ta dorëzoj në Kuvend, ndërsa iu dorëzua ditë më parë të gjitha partive dhe mediave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!